Çudia e planetit Tokë

Jeta në Tokë është e sinkronizuar në mënyrë të përsosur deri në detaje. John Lennox, profesor i matematikës në Universitetin e Oksfordit, parashtron pyetjen: „Në shekujt e kaluar është zbuluar se universi duhet të ndjekë disa kushte etike që jeta të bëhet e mundur. Parametrat duhet të vendosen në kufij shumë të ngushtë”. Këta parametra përfshijnë, për shembull largësinë e Diellit nga Toka. Ajo duhet të jetë vetëm aq sa është. Ose këndi prej 23 gradësh i Tokës bën të mundur stinët që ne kemi sot. Gjithashtu nga ana tjetër Dielli prodhon vazhdimisht të njëjtën energji, e megjithatë ne jemi shumë larg fundit të saj.  Toka do të përfundonte jashtë orbite nëse nuk do kishte Hënën.

Hëna është një mjet i dobishëm për të balancuar lëvizjet e Tokës. Nëse Toka do të ishte vendosur vertikalisht, nuk do të kishte zona klimatike me atë të të cilave shpjegohet larmia e gjallesave në Tokë. Kemi këtë shumëllojshmëri vetëm falë faktit se “rregullat” janë caktuar tashmë. Nëse Toka do të ishte vendosur horizontalisht në orbitën e saj, atëherë nuk do të kishte ditë apo natë, temperaturat do të ishin gjithmonë të njëjta dhe të skajshme dhe ne nuk do të mund të mbijetonim. Nëse Hëna do të ishte më afër Tokë se ç’është, atëherë kjo e fundit do të rrotullohej  shumë më ngadalë dhe një ditë do të zgjaste një muaj. Edhe Jupiteri luan një rol në lidhje me baticat dhe për ndryshimin në mes ditës dhe natës, edhe pse ai është larg Tokës rreth 770 milion kilometra.

Jupiteri mban larg Tokës trupat e tjerë qiellor, sepse masa e tij është aq e madhe (300 herë më e madhe se e Tokës) dhe vepron si një “thithës”. Atje, çdo dy minuta bie një kometë, sepse forcat e fuqishme të rëndesës së Jupiterit tërheqin kometat. Grimcat e rrezatimit të Diellit janë vdekjeprurëse për jetën mbi Tokë. Por Toka ka një fushë magnetike, e cila „shtyn“ këto grimca drej poleve. Kjo është arsyeja pse atmosfera jonë është krijuar në mënyrë të përsosur dhe ka përzierje të saktë të gazravë që mbrojnë më së miri jetën. Kjo bën të mundur formimin e ozonit, një mburojë e rëndësishme e mbrojtjes ndaj rrezeve ultravjollcë të Diellit. Këto rreze janë të dëmshme për organizmat dhe mund të shkaktojnë rritje kancerogjene dhe dëmtimve dhe ndryshime të ADN-së. Megjithatë, kjo atmosferë lejon kalimin e rrezatimit në mënyrë të duhur për të lejuar bimët të kryejnë fotosintezën. Fotosinteza është një sigurues i rëndësishëm i energjisë dhe është e nevojshme për pastrimin e CO2. Toka i merr Diellit vetëm atë që i duhet.

Dhe kështu lista vazhdon: Rëndesa është një forcë shumë e saktë dhe vendimtare me një saktësi që duhet të jetë në 1:10 mbi 60. Nëse do të shmangej me një pikë të vetme, atëherë i gjithë universi do të zgjerohet në shpejtësinë e gabuar. Në mënyrë të ngjashme, është e rëndësishme se si Dielli në galaktikë tonë është larg prej galaktikave të tjera, për të shmangur përplasjet. Sinkronizimi i universit është diçka unike. Çfarë dëgjojmë nga krahu ateist? Përpjekje për të vënë kundër këtyre probabiliteteve pafundësisht të vegjël në formimin e jetës, një kohë pafund, me qëllim që të rrisin probabilitetin. Por i gjithë ky sinkronizim shpjegohet vetëm me praninë e sinkronizuesit. Çuditë e natyrës dhe sinkronizimi i saj nuk ndalen te habia e krijimit, por edhe na çojnë edhe në pranimin se ky krijim duhet të ketë një krijues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *