Parisi vishet me të bardha

E bardha është një ngjyrë e çuditshme; ajo nuk i përket asnjë spektri ngjyrash – ajo i ka të gjitha ngjyrat e spektrit të dukshëm nga syri i njeriut. Dhe për më tepër është e vetjma ngjyrë pa nuanca. Nuk ekziston e bardhë e hapët apo e bardhë e thellë. O është e bardhë, o nuk është.

Ndoshta prandaj organizuesit e mbrëmjes “Darkë me ta bardha” në Paris kanë zgjedhur këtë ngjyrë. Ky është edicioni i 25-të i kësaj mbrëmje që organizohet në çdo vit në korrik. Të ftuarit që nuk e dinë vendndodhjen e mbrëmjes deri vetëm disa orë përpara, vijnë të gjithë të veshur me të bardha dhe gjithçka që sjellin me vete është e bardhë. Është e mrekullueshme të shohësh sheshin pranë Kullës Eifel të mbushur me “bardhoshë” që po darkojnë në mënyrë të shpërfillur.

Nuk e di, por besoj se pasi kanë parkuar makinat janë treguar shumë të kujdesshëm që të mos i ndotin rrobat e tyre. Po sikur të bëheshin pis? Me siguri nuk do të pranoheshin… Sa trishtim… Ke pritur gjithë vitin për një eveniment të tillë, ke bërë gatin kostumin dhe gjithçka tjetër të bardhë, je nisur dhe ja tani nuk mund të marrësh pjesë, sepse nuk e ke kostumin plotësisht të bardhë… 

Më sjell ndër mend parajsën. Të gjithë ata që nuk e kanë zemrën e pastër nuk do pranohen. Po unë si e kam zemrën? Besoj nuk jam shumë i keq. Tani i bardhë nuk jam tamam, por jo edhe aq i keq sa për të mos u futur. Por çuditërisht e bardha nuk ka nuanca. O është e bardhë, o nuk është. Prandaj fatkeqësisht unë nuk e kam zemrën e bardhë. Por Bibla më thotë se Krishti erdhi për të më dhënë një veshje të bardhë, sepse Ai morri rrobën time të pistë dhe e çoi atje në kryq ku edhe vdiq për fajin tim. Sa mirë, tani mund të pranohem, sepse edhe pse kostumi im ishte i pistë, mora kostumin e pastër të Krishtit.    Po ti?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *