A je ti mbreti i judenjve?

Dhe kështu Pilati doli jashtë drejt tyre dhe tha: «Ç’padi sillni kundër këtij njeriu?» Ata u përgjigjën dhe i thanë: «Nëse ai të mos ishte keqbërës, nuk do ta kishim dorëzuar.» Atë-herë Pilati u tha atyre: «Merreni ju dhe gjy-kojeni sipas ligjit tuaj.» Por judenjtë i thanë: «Neve nuk na lejohet të vrasim njeri.» Kjo ndodhi që të përmbushej fjala që kishte thë-në Jezusi, kur kishte thënë se me ç’vdekje duhej të vdiste. Atëherë Pilati hyri përsëri në pretorium, e thirri Jezusin dhe i tha: «A je ti mbreti i judenjve?» Jezusi iu përgjigj: «E thua ti nga vetja, apo ta kanë thënë të tjerë për mua?» Gjoni 18,29-34

Mendime rreth Ungjillit të Gjonit (186)
Pilati e ndjeu të nevojshme të shkonte te çifutët për të mësuar arsyen e akuzës së tyre. Ata e quajtën keqbërës, por kjo nuk e justifikonte ndë­sh­kimin. Pilati donte të shmangte gjithçka që kishte të bënte me të burgosurin, për famën e të cilit ishte fare mirë në dijeni. Ai u përpoq t’i bindte çifutët që ta gjykonin sipas ligjit të tyre, por ata nuk pranuan meqenëse ligji i tyre nuk i lejonte të vrisnin askënd.

Në fakt, ata nuk donin asgjë tjetër. Jezusi kishte thënë se ata kishin vrarë profetët dhe kishin vrarë me gurë ata që u ishin dërguar (Mateu 23,37). Gjithë kjo ndodhi për plotësimin e Fjalës, sipas së cilës Biri i njeriut do të lartësohej (shih Gjoni 3,14; 8,28; 12,32-33).

Pilati ndodhej në situatën e pakëndshme ku duhej të ndëshkonte një të burgosur për të cilin kishte dëgjuar veç të mira. Ai e mori në pyetje, por, në vend që të merrte përgjigje, iu bë një pyetje që i breu zemrën. Edhe para Pilatit Jezu­si qëndroi në gjithë Madhështi si Biri i Perën­disë. Ai është vërtet jo vetëm Mbret i çifutëve, por Mbreti i mbretërve (Zbulesa 17,14).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *