A jemi me të vërtetë pluhur?

Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i to-kës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë qenie e gjallë. (Zanafilla 2:7)

Njeriu është një ndër krijesat e Perëndisë. Veç ky fakt i jep atij një dinjitet e vlerë të caktuar dhe përcakton kuptimin dhe qëllimin e jetës së tij. Jo, njeriu nuk është prodhim i rastësishëm i procesit të zhvillimit që ka zgjatur miliona vjet. Me gjithë aftësinë e tij të larmishme, njeriu doli nga dora e një Zoti Perëndi të mençur dhe pafundësisht madhësh­tor. Prej këtej dalin dy mendime të rëndësishme:

1) Njeriu është i varur nga Krijuesi i tij. Perëndia është Ai që i mban të gjitha, duke drejtuar rrje­dhën e gjithë aktivitetit në gjithësi dhe duke caktuar kohën për lindjen dhe vdekjen e çdo individi. Njeriu i shekullit XXI, me arrogan­cën dhe «ndriçimin» e tij, mund të qeshë nga thënie të tilla. Por, sikur Perëndia ta tërhiqte dorën me të cilën mban gjithë njerëzimin dhe mjedisin e tij, «çdo mish do të shkatërrohej njëkohësisht, dhe njeriu do të kthehej në pluhur» (Jobi 34,15).

2) Perëndia mund të ketë me të drejtë kërkesa ndaj krijesave të Tij. Njeriu është i detyruar të ketë frikë nga Zoti dhe t’i shërbejë Atij (Ligji i Përtërirë 6,13). Kjo do të thotë se ai ka për detyrë ta nderojë, ta respektojë dhe t’i bindet Krijuesit të tij. Kështu, prej çdo njeriu pritet që ai të interesohet për vullnetin e Perëndisë gjatë gjithë jetës së vet. Së fundi, Perëndia ka të drejtën dhe autoritetin sovran për të kërkuar që njeriu të japë llogari për vetveten kur të dalë para fronit të gjykimit. Atje drejtësia e Perëndisë do të ushtrohet në përputhje me masën e Tij të për­sosur të drejtësisë. Për drejtësinë e Tij nuk mund të kihet asnjë dyshim! «Ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të atij njeriu të cilin ai e ka caktuar» d.m.th. me anë të Birit të Tij, Jezu Krishtit (Veprat e Apostujve 17,31).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *