A mund të më thuash se si shkohet në Qiell?

Europë. Lufta e parë botërore.

Një mëngjes ndërsa ishim në llogore, filloi një bombardim i rëndë i pazakontë. Një re e madhe e zezë na mbuloi të gjithëve dhe copëzat e predhave fluturonin mbi kokat tona. Pa pritur Berti i shkretë, u këput si një kërcell i njomë. Xhimi i vogël dhe një djalë tjetër kërcyen drej tij dhe u përpoqën t’i ngrinin kokën, por menjëherë kuptuan se nuk kishte më shpresë. Aty ku ishim ne nuk kishte asnjë kuti të ndihmës së shpejtë, prandaj Xhimi gjeti disa thasë rëre bosh dhe një kapotë të vjetër dhe ia vunë Bertit poshtë kokës. Djemtë u kthyen përsëri të hapnin zjarr, por pas disa çastes zëri i mekur i Bertit bëri që Xhimi të shtangej:

– Unë po iki Xhimi… A mund të më thuash se si shkohet në Qiell?

Xhimi u përkul përsëri pranë Bertit që dergjej në dyshemenë e llogores.

– Si shkohet në Qiell?! Më vjen keq, por unë nuk e di. Dëgjo, do pyes ndonjë këtu dhe do ta them. Ti vetëm prit, më dëgjon?

Xhimi iu drejtua të parit, por ai nuk e kishte idenë se për çfarë bëhej fjalë. Kështu shkoi te ushtari tjetër, por as ai nuk mund t’i përgjigjej. As i treti nuk i tha gjë dhe që andej pyetja “A mund të më thuash se si shkohet në Qiell?” kaloi gojë më gojë. Gjashtëmbëdhjetë ushtarë morën vesh se Beri ishte plagosur rëndë, se ishte buzë vdekjes, por asnjëri nuk mund t’i përgjigjej pyetjes së tij përpara se ai të linte këtë jetë dhe të kalonte në përjetësi. Kur je në ushtri, në front dhe i përballon pengesat dhe vështirësitë së bashku, ti bëhesh më shumë se vëlla me ushtarët e tjerë; ti u beson atyre jetën tënde dhe ata të tyren. Dhe kur sheh një shok që po vdes dhe nuk mund ta ndihmosh, është shumë e vështirë. Në kohë paqeje ne mund ti jepnim Bertit një farë përgjigje, sipas mendjes sonë. Por tani që Berti ishte buzë vdekjes, askush nuk do të guxonte t’i jepte përgjigjen e gabuar. Për më tepër ne, edhe pse e dinim se vdekja ishte pjesë e luftës, kurrë nuk kishim menduar se ku do të shkonim kur ajo të na merrte. Dhe nuk ishim pak – gjashtëmbëdhjetë prej nesh.

Fjala kaloi tek i shtatëmbëdhjeti:

– Berti po vdes dhe ai don të dijë se si shkohet në Qiell. E di ti se si shkohet?

Duke kthyer kokën, një buzëqeshje drite rrezatoi nga fytyra e tij.

– Po, unë e di se si shkohet në Qiell, – u përgjigj ai. – Por nuk mund ta lë vendin tim këtu.

U përpoq të fuste dorën në xhepin e xhaketës dhe nxorri një Dhjatë të Re të vogël ngjyrë kakì. Me shpejtësi kërkoi faqen dhe pasi e gjeti tha:

– Ja këtu. Kjo është mënyra se si shkohet në Qiell. Është ky vargu i rrethuar me të kuqe. Po ta përthyej faqen që ta gjesh kollaj. Thuaj Bertit se nuk ka rrugë tjetër.

Me shpejtësi fjala u kthye mbrapsht dhe Dhjata e Re kaloi dorë më dorë deri sa erdhi te Xhimi. Ai i përkul te koka e Bertit që dergjej duke marë frymë me zor. E preku mbi ballë dhe i plagosuri mezi hapi sytë.

– E gjeta Berti, – tha Xhimi. – kjo është mënyra se si shkohet në Qiell. Dëgjo këtu: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme”. Berti i shkretë i kishte tashmë sytë e hapura plotësisht dhe po përpinte çdo fjalë që dilte nga goja e Xhimit. Çfarë skene. Xhimi i ulur në gjunjë në fund të llogores, me dorën e tij të madhe mbante Dhjatën e Re të vogël dhe me lotët që i rridhnin faqeve lexonte fjalët jetëdhënëse Bertit që po vdiste.

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, Të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme”

Paqja ra mbi fytyrën e Bertit ndërsa po lëvizte buzët e thara për të thënë “kushdo që beson”.

– Ai vdiq për mua, – mezi pëshpëriti dhe pas një heshtjeje të shkurtër lëvizi buzët, tha: “Besoj…” dhe shpirti e la trupin e tij. Iku nga fusha e betejës në Qiell te Krishti. Më së fundi e gjeti se si shkohet në Qiell.

I dashur mik, unë e kam gjetur se si shkohet në Qiell dhe më lejo të të them se kjo është e vërtetë. Në fakt, të gjithë ne jemi mëkatarë. Nuk ka nevojë për shumë prova; mjafton të shohësh të tjerët rreth teje apo mendimet e zemrës tënde për të kuptuar se të gjithë ne njerëzit jemi mëkatarë. Dhe si mëkatarë jemi fajtorë përballë Perëndisë. Dhe jo vetëm kaq, por me anë të përpjekjeve tona nuk mund ta përmirësojmë gjendjen tonë.  Berti nuk mund të bënte asgjë për të përmirësuar situatwn e tij. Prandaj Jezu Krishti erdhi, për të marrë ndëshkimin që ne meritojmë dhe për të paguar për mëkatet tona. Ai na zëvendësoi duke marrw vendin tonë nw gjykim. Ringjallja e Tij tregoi se flijimi i Tij për ne ishte i përsosur dhe se u pranua nga Perëndia. Dhe prandaj nëse kthehemi nga rrugët tona dhe vendosim besimin tek Ai, se Ai vdiq vdekjen tonë, Bibla thotë se Perëndia na fal nga mëkatet tona dhe na jep jetë të përjetëshme.

Pak çaste para se të largohesh nga kjo jetë për të shkuar të takosh Gjykatësin e botës, askush nuk mund të të japë siguri, përveç Krishtit, se mëkatet e tua janë falur dhe se Perëndia i shenjtë do të pranojë një mëkatar si ty. Siguria e vetme e Bertit ishte Krishti. Por edhe ti mund të kesh të njëjtën siguri duke besuar tek Ai. Kështu do të fillosh një jetë të re me Krishtin këtu mbi tokë dhe do të dish t’i përgjigjesh pyetjes se si shkohet në Qiell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *