Ai që ju prek ju, prek beben e syrit të tij [të Zotit Perëndi].

Më 20 janar 1942 në një vilë në Berlin u mblo­dhën pesëmbëdhjetë burra për të vendosur «zgjidhjen përfundimtare të çështjes çifute». Nën kryesinë e udhëheqësit nazist të seksionit Haj­driq grupi, në të cilin bënin pjesë njerëz famë­këqij si kryegjykatësi Roland Frajsler dhe Adolf Ajqmani, bëri përgatitje për vrasjen e të gjithë çifutëve në territoret që ndodheshin nën sundimin gjerman. Kush mund ta përshkruajë mjerimin e atyre që ishin viktima të vendimeve të tyre çnjerëzore? Por popullin e Tij të lashtë të besëlidhjes e ruante Perëndia i shenjtë. Mënyra se si u zhvillua Lufta II Botërore, i dha fund këtij plani të pashpirt.

A e kishin harruar këta burra drejtimin që po merrte lufta? A ishin hutuar aq shumë nga ëndrrat e tyre për fitore, saqë nuk ishin në gjendje të përfytyronin diçka tjetër, qoftë edhe faktin se mund të mundeshin? Ata nuk kishin vënë re me siguri një gjë: se Perëndia ka nën kontroll të ardhmen e kombeve. Por ata nuk besonin në Atë, kështu që bënë plane sikur ta kishin të ardhmen në dorë.

Ata nuk ishin kurrsesi të parët që kishin vepruar kështu. Në vitet 400 para K. në oborrin e mbretit persian Asuero u zhvillua një skenë e ngjashme. Çifutët në mbretërinë persiane ndodheshin përpara asgjësimit të plotë. Njeriu me influencë që thuri komplotin, po festonte me mbretin. Për këtë lexojmë në Dhiatën e Vjetër, libri i Esterit, nga kapitulli 3. Por Perëndia ndërhyri, dhe ai njeri u rrënua bashkë me pasuesit e tij.

Profecitë biblike për cilindo që zgjat dorën për të lënduar popullin tokësor të Perëndisë, janë plotësuar gjithmonë. Kur mbretëresha Viktoria i kërkoi Kryeministrit të saj dëshmi për Biblën, ai u përgjigj thjesht: «Çifutët, zonjë.»

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *