Biblën në vend të pasarelës: Pse një modele lë “Victoria ‘s Secret”?

Jo çdo ditë merr vesh lajme të tilla: Një modele e firmës së famshme të modës “Victoria ’s Secret” anulon kontratën dhe karrierën e saj me të ardhura marramendëse. Arsyeja: Besimi i saj i krishterë!

Kylie Bisutti e fillon aventurën e saj në botën e modës kur për herë të parë ngjitet të pasarelë në moshën 14 vjeçare. E çfarë mund të ishte tjetër ëndrra e një adoleshenteje veçse të ishte pjesë e “Victoria ’s Secret”? Kajli ngjit kështu shkallët e karrierës. Papritmas çdo vajzë e di emrin e saj dhe çdo grua dëshiron të jetë si ajo.

Bukuria e saj arrin majat; ajo është gjithnjë përballet kamerave dhe jo vetëm të “Victoria ’s Secret”. Por kur vihet në faqet e para të revistave për meshkuj ajo fillon të mendojë. Ajo fillon të pyesë veten nëse është një modele apo vetëm “një copë mishi” për meshkujt.

Shpresonte që vëmendja e të tjerëve ta bënte të lumtur, por pranoi se nuk ishte aspak ajo që dukej: Palumturia e kishte pushtuar të tërën. Në botën e modës ajo ishte vazhdimisht në kërkim të dashurisë dhe vëmendjes deri sa ajo kuptoi se vetëm Perëndia mund t’i jepte asaj atë që ajo kishte nevojë. Besimi te Jezusi ndryshoi jetën e saj, falja e mëkateve dhe paqja në zemër u bë një realitet i ri për të. Zoti i dha jetës së saj një kuptim dhe një drejtim të ri.

Historia e Kajlit konfirmon përvojën e shumë të krishterëve: Për sa kohë që identiteti ynë nuk mbështetet në Zotin, ne rrotullohemi rreth të njëjtës pikë duke kërkuar gjithnjë e duke mos e arritur kurrë. Perëndia siguron gjithçka përveç cektësisë. Ai të ofron një jetë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *