Depardjeja bëhet rus

E pabesueshme por e vërtetë: Aktori francez Xherard Depardje është bërë rus! Në një letër të hapur, ai shpjegon vendimin e tij, duke deklaruar: “E dua Rusinë tuaj deri në idhujtari, popullin e saj, historinë e saj, shkrimtarë e saj … Lavdi Rusisë!” Xherard Depardje është aktor i palodhur, artist në më shumë se 150 filma dhe është nderuar me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Vetëm kohët e fundit, ai kishte paraqitur filmin e ri Asterix. Por arsyeja kryesore për vendimin e tij është diçka një tjetër: në Francë socialistët në pushtet kanë në plan të rrisin në mënyrë drastike në rreth 75% të të ardhurave taksën e pasurisë. Për të shprehur pakënaqësinë e tij Depardje kishte blerë një rezidencë në Belgjikë dhe kohët e fundit u zhvendos në rezidencën e tij atje. Në dhjetor, ai tha për shtypin se suksesi dhe kreativiteti i tij do të dënohen në vendin e tij. Në “Tokën e Carëve”, ai nuk është një personalitet i panjohur. Nëpërmjet filmave të tij, reklamave të shumta, leximeve popullariteti i tij atje ishte rritur. Vladimir Putini, në cilësinë e Presidentit të Federatës Ruse i ofroi Depardjesë nënshtetësinë e vendit të vet. Sipas nenit 89, Kushtetuta ruse i lejon presidentit të tilla “akte mirësie”. Çfarë shpreson Putini, sipas shumëve është plotësisht e paqartë. Ndoshta të përmirësojë imazhin e tij në Perëndim. Pasi ai ka filluar tashmë mandatin e tij të tretë si president, ka pasur pretendime për manipulim të votave, gjithashtu edhe protesta të popullsisë. Edhe “presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik”, Mihail Gorbaçov e ka kritikuar peisazhin aktual politik në Rusi dhe Putinin në veçanti. Në dhjetor të 2011, Gorbaçovi i kërkoi atij “të largohej menjëherë”. Depardje nuk është i pari që përfiton nga një pasaportë e dytë. Ka shumë yje që e kanë aplikuar këtë marifet. Kjo nuk tregon gjë tjetër veçse pafuqinë e klasës politike për të ndikuar pozitivisht mbi individë që duhej të ishin “shembuj” për shoqërinë. Egoizmi i lindur, i paketuar bukur si një “vetë-realizim” kishte kohë që po lulëzonte; dhe tani ai po mbart frytet e tij. Apostulli Pal shkroi pothuajse 2000 vjet më parë me një vizion profetik, si të ishte një vëzhgues bashkëkohor (2 Tim 3:1-4). “Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira,sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s’e duan të mirën, tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës”.  A nuk e paraqet Bibla realitetin e sotëm me vërtetësi? Ne jemi të gjithë egoistë, lakmitarë, krenarë, mosmirënjohës, pa dashuri, pa falje… Ne të gjithë jemi si Depardjeja kur bëhet fjalë për lekun. A nuk i përdorim bërrylat në punë apo shkollë kur ka një mundësi karriere? Ne pikëllohemi për gjendjen e të varfërve në botë e megjithatë injorojmë të mjerët që shohim përditë në rrugët tona. Shkaku kryesor është se ne nuk kemi frikë Perëndinë. Disa prej nesh shkojnë edhe më larg sa madje e mohojnë ekzistencën e Tij. Por ne kemi nevojë për Të, sot më shumë se kurrë. Vetëm Ai mund të na çlirojë nga ky “burg” i cilësive tona njerëzore, dhe të na japë “një zemër të re” – jo një zemër tjetër fizike, por një mënyrë të re të të menduarit. Ne duhet të jemi njerëz që shtyhen nga dashuria e pafundme e Perëndisë për ta dashur Atë “me gjithë zemrën tonë, me gjithë shpirtin tonë dhe me gjithë mendjen tonë”. Për shkak të kësaj marrëdhënie, ne zhvillojmë një interes për nevojat e të tjerëve. Vetëm në këtë mënyrë individët shndërrohen, familjet fuqizohen dhe vendi begatohet. Por duhet filluar nga Xherardi, nga Vladimiri, nga Entela, nga Altini, nga UNË…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *