“Ferri” – romani më i ri i Dan Braunit

Dan Braun e quan veten të krishterë, por “jo sipas kuptimit tradicional të fjalës”. “Nëse pyet tre njerëz se çfarë do të thotë i krishterë? – shton Braun – ti do marrësh tre përgjigje të ndryshme. Disa besojnë se pagëzimi mjafton për të qënë i krishterë. Të tjerë mendojnë se pranimi i Biblës si e vërtetë historike absolute të bën të tillë. Dhe grupi i tretë beson se të gjithë ata që nuk besojnë te Krishti si Shpëtimtari i tyre personal do të digjen në ferr. Besimi është i vazhdueshëm dhe ne të gjithë do t’i përshtatemi një rruge apo një tjetre. Ndërsa përpiqemi të klasifikojmë besimin, ne përfundojmë në një pikë ku debati bëhet vetëm semantik dhe ne humbasim sysh atë që është kaq e dukshme –  që të gjithë ne po përpiqemi të deshifrojmë misteret e mëdha të jetës dhe se çdo njeri ka rrugën e vet të ndriçimit. Unë e konsideroj veten një studiues të feve. Unë kam mësuar se sa më shumë di, aq më shumë shtohen pyetjet e mia. Për mua pyetjet shpirtërore janë një proces i gjatë sa edhe vet jeta por që nuk ka fund” – përfundon Dan Brauni. Me fjalë të tjera Dan Brauni nuk është aspak i bindur për atë që beson, por është i sigurt se krishterimi është i gabuar.  Sa keq për të! Duket si një i verbër që nuk e di se ku po ecën dhe për më tepër pohon se drita është e gabuar! A do të doje të ndiqje atë apo Jezusin që thotë se është drita, udha, e vërteta, jeta, falja, pajtimi – përvoja e dashurisë së Perëndisë. Aventura e jetës me Jezusin është më emocionuese se çdo trillim i Dan Braunit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *