Jezusi do të vijë përsëri. A po e pret?

Edhe fort pak kohë, dhe ai që duhet të vijë, do të vijë dhe nuk do të vonojë. Ai që dëshmon për këto gjëra, thotë: «Po, unë vij shpejt. Amen.» Po, eja, Zoti Jezus.
Hebrenjve 10,27; Zbulesa 22,20

Bibla na njofton për një ngjarje me rëndësi madhështore që mund të ndodhë çdo çast. Shenjat janë se ajo mund të zhvillohet në të ardhmen e afërt. Jezu Krishti do të vijë përsëri. Ai erdhi në këtë tokë para 2000 vjetësh për të hapur rrugën e shpëtimit për njeriun e humbur. Ai premtoi, gjithashtu, se do të vijë edhe për herë të dytë për të ngritur të gjithë besimtarët nga toka dhe për t’i marrë ata në qiell, që të jenë me Atë, pavarësisht nëse kanë vdekur a janë ende gjallë. Shkrimi i Shenjtë thekson premtimin që bëri Zoti Jezus (lexo Gjoni 14,3 dhe 1 Sela­nikasve 4,16-17).

Jezusi do të vijë së shpejti. Kjo siguri jepet në vargun e parafundit të Biblës së shenjtë. Për ata të cilëve nuk u janë falur mëkatet nga Perëndia dhe që do të mbeten këtu në tokë, do të fillojë koha e gjykimit, e cila do të përhapet në mbarë botën.

Ndoshta ti ke prirjen të buzëqeshësh kur i lexon këta rreshta. A je edhe ti njëri prej atyre që Bibla i quan «përqeshës»? A mbron ti pikëpamjen se gjithçka ka mbetur siç ishte në fillim? A pyet: «Ku është premtimi i ardhjes së tij» (2 Pjetrit 3,4)? Atëherë kushtoji vëmendje paralajmërimit: «Zoti nuk e vonon plotësimin e premtimit të tij, siç besojnë disa se ai bën; por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim» (2 Pjetrit 3,9).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *