Kush është çelësi i lumturisë?

Zemra ime më thotë nga ana jote: “Kërkoni fytyrën time”. Unë kërkoj fytyrën tënde, o Zot. Psalmi 27:8

A jeni të shkurajuar sot ? A keni një listë aq të gjatë gjërash për të bërë sa mund ti vini me të rrotull gjithë Tiranës ? Shkurajimi ynë vjen shpesh pasi ne rendim të kapim gjëra – përpjekje për të kapur të holla të mjaftueshme për të jetuar më mirë , apo përpjekje për të kapur një ndjenjë arritjeje, përmbushjeje.

Ne mund të jemi në ndjekje të të mirave materiale, paqes , apo jetës që kemi ëndërruar gjithmonë, por një gjë është e sigurt, në këtë jetë , ne kurrë nuk do të kapim atë që ndjekim . Pyesni ndonjë aktor nëse ka arritur famën e majaftueshme . Apo ndonjë miliarder në qoftë se është i kënaqur me llogarinë e tij bankare . Pyesni ndonjë modele në qoftë se ajo është e kënaqur me trupin e saj ashtu siç është .

Shpirtrat tanë janë bërë për përjetësinë , për qiellin , dhe për një marrëdhënie me Jezusin . Zemra jonë do të jetë e lidhur me atë që do të bëjë të gjithë ndryshimin , pavarësisht joshjeve të kësaj bote. Autorja Jennie Allen thotë , “Perëndia është e vetmja gjë që pasi e arrijmë nuk na bën të ndihemi ende bosh. “

Ndaloni për një moment dhe mendoni qiellin . Mendoni portat me margaritarë , koret e engjëjve , dhe e fronin ku i Plotfuqishmi ulet . Mund të imagjinoni shkëlqimin dhe lavdinë ? Mbresëlënëse, apo jo? Pastaj mendoni se çfarë imagjinoni as nuk i afrohet asaj që do të jetë në të vërtetë.

Tani mendoni gjërat që kjo botë na ofron dhe na shtyn ti kërkojmë. Makina më luksoze në tokë është mjaft e vogël për rrugët në të cilat ne do të ecim në përjetësi . Vakti më i mirë duket i varfër në krahasim me tryezën e Jezusit . Shtëpia më e madhe në tokë është një kasolle në krahasim me shtëpinë e Jezusit . Dhe çdo lavdërim ju mund të merrni do të jetë si ankim dhe murmuritje kur ju mendoni momentin që sytë tuaj do të takojnë ata të Jezusit dhe do të dëgjoni zërin e Tij të thotë: ” Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik ! “

Çfarë mund të ndiqni e të arrini në këtë botë që mund tu sjellë lumturinë? Vetëm Jezusi!

Shkruani një listë me gjërat që ju dëshironi të keni apo bëni në këtë tokë . Shihn listën tuaj dhe pastaj përbri çdo gjëje që do të donit apo bënit, shkruani : ” Zot , fytyrën tënde do të kërkoj”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *