Krishti u dha njëherë për të paguar mëkatët e te shumëve.

Gjon pagzori dha dëshmi për Jezus Krishtin, Birin e Perëndisë “Ja Qëngji i Perëndisë, që merr mbi vete mëkatin e botës!”(Gjoni 1:29). Duke ardhur në botë në formën e njeriut, Krishti “mbante faljen e përjetshme” nëpërmjet vdekjes së tij shpenguese.(Hebrejve 9:12)

Problemi i mëkatit mund të zgjidhej vetëm nëpërmjet shpengimit perfektë. Krishti vetë u dha si sakrificë për të humburin, kshu që nëpërmjet tij I humburi të gjëje shpëtim. “Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar”(Isaia 53:5).

Shume njerëz kan parë për një tjetër rrugëdalje. Ata janë munduar më kotë të përmirsojne vetveten me qëllimin që të bëhen të pranueshëm para Zotit. Por kështu ata nuk I arrijne pretendimet e Perëndise. Ne mund te vijme para tij nëpëremjet udhës që ka përcaktuar. Dhe kjo udhë është Jezus Krishti: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje”(Gjoni 14:6)  Kushdo që beson në te dhe pretendon që e ka marrë sakrificën shpenguese të Tij, ai person me të vërtetë ka marrë faljen e të gjitha shkeljeve te tij.(Efesianet 1:7, 2:8).

Kështu që vendose barren tënde të mëkatit mbi Të, sepse “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.”(1 Gjonit 1:9);

Ne duhet ti zëme besë fjalës së Përendise, ai nuk është mashtrues. Ai na e zbuloi dashurinë e tij duke dhëne Birin e Tij si sakrifice. Sepse “nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim.”(2 Pjetrit3:9) Sot është koha e përshtatshme për ta bërë këtë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *