Ku gaboi Marksi…

Këto ditë mbushen 200 vjet nga lindja e një prej personazheve që patën një ndikim të pamasë mbi historinë moderne njerëzore, Karl Maksit.
Ndërsa analizohet sot vepra dhe ideologjia e tij është interesante të vëmë re se dështimin aktual të ideve marksiste.
Peter Singer – një ekpert i Marksizmit thotë: …dështimet e komunizmit tregojnë një defekt më të thellë: këndvështrimi i gabuar i Marksit mbi natyrën njerëzore.
Marksi mendonte se nuk ka fare diçka të tillë si natyrë njerëzore biologjike e brendshme. Esenca njerëzore, shkroi ai te Tezat mbi Feuerbach, “tërësia e marrëdhënieve shoqërore.” Kjo pason me argumentin se nëse ti ndryshon marrëdhëniet shoqërore – për shembull, duke ndryshuar bazat ekonomike të shoqërisë dhe duke shfuqizuar marrëdhënien mes kapitalistit dhe punëtorit – njerëzit në shoqërinë e re do të jenë shumë të ndryshëm nga mënyra se si ata janë nën sistemin kapitalist.  http://www.javanews.al/a-ka-ende-rendesi-marksi/

Me fjalë të tjera Maksi ishte i bindur se nëse ndryshojnë rrethanat e njeriut ndryshon edhe zemra e tij. Edhe pse me një baba pastor, Maksi nuk e kishte kuptuar atë që thotë Bibla se “zemra e njeriut është shumë e sëmurë” dhe se njeriu nuk mund të ndryshojë prej vetvetes dhe as nga ndryshimi i situatave te jashtme. Ai që ndryshon njeriun është Ai që e ka krijuar atë – vet Perëndia. Zoti Jezus erdhi t’u japë të gjithëve atyre që ia kërkojnë një zemër dhe një jetë të re, pavarësisht rrethanave ku ata ndodhen. Duke vdekur në kryq për ligësitë e njerëzve, Ai mori mëkatet tona dhe na jep mundësinë të rifillojmë një jetë të re këtu dhe sigurinë e jetës së përjetshme pasi do lëmë këtë tokë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *