
Ai që kundërshton të Plotfuqishmin, a dë¬shi-ron vallë ta korrigjojë? Ai që qorton Pe¬rën-dinë, t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Jobi 40,2
Në ditët tona, kur në fushën e shkencës dhe të teknologjisë janë arritur përparime fenomenale, shumë veta kanë prirjen të mendojnë se mund t’ia dalin pa Perëndinë; vërtet, ata mburren me arrogancë se zgjuarsia dhe aftësia e njeriut do të gjejë në fund të fundit zgjidhjen e të gjitha llojeve të problemeve dhe çështjeve. Për njerëz të tillë Perëndia shërben thjesht si kokë turku për fatkeqësitë, shumë prej të cilave i kemi shkaktuar vetë. Njerëz të tillë duhet t’i shqyrtojnë me kujdes fjalët e vargut të sotëm. Ata do të vënë re se u bëhet thirrje t’i përgjigjen «kësaj pyetjeje», pyetjeve që Perëndia sapo i kishte bërë Jobit. Më poshtë jepen disa prej tyre në gjuhën e sotme:
Ku ishe ti, kur unë hodha themelet e tokës?
A mund të dërgosh rrufe?
Kush ua siguron korbave ushqimin?
A ia dhe ti kuajve fuqinë?
A fluturon fajkoi falë mençurisë sate?
A fluturon lart shqiponja kur e komandon ti?
Perëndia i ngriti këto pyetje pas një kërkese, të cilën Jobi e kishte të pamundur ta plotësonte: «Ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh» (Jobi 38,3). Jobi u detyrua ta pranonte se sa i parëndësishëm ishte; ai vetëm sa mund të pohonte: «Jam shpirtvogël,çfarë mund të të përgjigjem? E vë dorën mbi gojën time» (Jobi 40,4).
Është diçka serioze ta vësh në dyshim ekzistencën e Perëndisë, autoritetin ose fuqinë e Tij. Në qoftë se ndonjëri prej lexuesve tanë vepron kështu, jemi shumë të shqetësuar për të. Çfarë do të thotë ai kur Perëndia të kërkojë përgjigje për një pyetje shumë më serioze: «Pse nuk e pranove shpëtimin që të ofrova në Birin tim të dashur, i cili u gjykua në vendin tënd?»