Manny Pacquiao: “Ndryshova kur dëgjova zërin e Perëndisë”

Data 2 maj pa të luhet ajo që për shumë komentues sportiv ishte ndeshja e boksit e shekullit: ndeshja midis Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather e fituar nga ky i fundit.

Manny Pacquiao është nga Filipine dhe qeveria filipinase urdhëroi popullatën të fiknin të gjitha pajisjet elektrike përvec televizorëve që njerëzit të kishin mundësi të ndiqnin ndeshjen pa ndërprerje energjie.

Manny – ky deputet, por edhe hero kombëtar sot për të gjithë në Filipine – e filloi karrierën e tij si një djalë rrugësh. Ai dikur ishte si një gjahtar femrash që sillej rrotull gjithë natën për të marrë marrë kënaqësinë e tij, duke injoruar të gjitha këshillat për të respektuar shenjtërinë e martesës së tij. Ai ishte i vendosur të shtrydhte sa më shumë kënaqësi nga jeta. Këto ishin prirjet e tij deri vetëm pak vite më parë.

Por sot Pacquiao është tjetër njeri. Ai thotë se jeta e tij ndryshoi kur takoi Shpëtimtarin, Jezusin dhe Ai i dha një jetë të re. “Unë jam i lumtur, – thotë ai, – sepse kam gjetur rrugën e drejtë, shpëtimin, jam rilindur. Ne duhet të lindim përsëri, të gjithë ne. Krishti tha nëse nuk jemi të lindur përsëri, ne nuk mund të hyjmë në Mbretërinë e Perëndisë. Pra, kjo është shumë e rëndësishme për mua. Jezu Krishti tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje. “Nuk ka asnjë mënyrë tjetër. E vetmja mënyrë është me anë të Jezusit.”  
www.theguardian.com/sport…lgieri-floyd-mayweather 

Jeta e re në Krishtin është një realitet jo vetëm për Pacquiao në Filipine, por mund të bëhet realitet edhe për ty në Shqipëri. Jezusi erdhi të të japë një jetë të re! Merre atë sot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *