Mbushen 5 vjet nga vdekja e aktorit Robin Williams

“Kohë më parë mjeku im më thoshte: Robin, ilaçet  po të shkatërrojnë. Tani ai më thotë: Robin, ke nevojë për ilaçe për të jetuar”. (Robin Williams , “Weapons of Self Destruction”)

Një histori që përputhet:

Dikush shkon në zyrën e psikiatrit. Para se të hyjë në dhomën e këshillimit të mjekut, në recepsion ai regjistron të dhënat e tij personale. Ai i jep emrin e tij Wettach, Adrian Wettach. Ai i ankohet mjekut që po e ekzaminon: “Unë jam vazhdimisht i pikëlluar dhe trishtuar për të ardhmen”. Pas një diagnostikimi të hollësishëm mjeku i thotë: “Ju keni një neurasteni akute (rraskapitje nervore) dhe depresion. Ju duhet të pushoni dhe të shpërqëndroheni nga punët tuaja. Dhe më pas, duhet të rifokusoni mendimet tuaja”. Mjeku vazhdon me këshillat e tij: “Unë do t’ju këshilloja të merrni pushime për ca kohë dhe të shkoni në plazh. Ose shikoni performanca artistike të lehta. Për shembull, shkoni në teatër; këto ditë po jep shfaqje një një aktor komik mrekullisht qesharak, a e keni parë tashmë?” Pacienti nuk përgjigjet. “Shko tek ai atëherë. Do të qeshësh aq shumë dhe kjo do të jetë gjysma e zgjidhjes. Eshtë mëse e vërtetë se e qeshura është e shëndetshme!”

Këtë herë, pacienti tund kokën. “I dashur profesor, ju falënderoj sinqerisht për këshillën tuaj, por për fat të keq nuk mund ta shkoj ta shoh”. “Pse të mos shkosh?” – pyet psikiatri. “Unë jam ai aktori”- është përgjigja.

Robin Williams ishte pothuajse një i krishterë.

Aktori i Hollivudit, Robin Williams nuk ishte larg besimit të krishterë. Fituesi 63 vjeçar i Oskarit, vuante nga një depression i rënda dhe probleme të varësisë, mori jetën e tij më 11 gusht. “Gjatë qëndrimit në institucionet e rehabilitimit, Williams ishte shumë afër besimit në Jezu Krishtin” – tha Presidenti i Komisionit të Filmit dhe Televizionit të Krishterë të Shteteve të Bashkuara, Ted Baehr. Pesë vjet më pare, Ted foli intensivisht me Robinin për besimin te Jezu Krishti. Duket sikur aktori për pak do ta pranonte Jezu Krishtin kur ishte në qendrën e rehabilitimit, “por ai – sipas Baehr – mbeti vetëm dikush i cili ende po kërkonte të vërtetën”. Në vitin 2007, Williams foli për besimin e tij gjatë një interviste me publicistin Kavita Daswani. “Gjatë terapisë së alkoolit, të krijohet një ndjenjë e fortë për Zotin” – tha Williams. “Mendimi i një Zoti të dashur dhe që fal me të vërtetë të ndihmon nëse je një alkoolist”.

Një gjysmë i krishterë nuk është aspak i krishterë! Ti nuk mund të bësh asgjë me gjysmën e gjërave. Gjysma e shtratit nuk është aspak shtrat. Gjysma e një personi nuk është aspak një qenie njerëzore. Një futbollist profesionist që gjysmën e kohës luan basketboll nuk do të jetë kurrë një futbollist i suksesshëm. Dikush thotë se “Njëqind gjysma nuk bëjnë një të plotë”. Zoti Jezus dëshiron që ne t’i japim plotësisht jetën tonë Atij. Ai nuk mund të përdorë gjysëm të krishterët për kauzën e Tij. Vetë Zoti Jezus thotë në Predikimin në Mal se askush nuk mund t’i shërbejë dy zotërinjve. A je ti një gjysmë krishterë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *