Ndeshja e sotme dhe besimi im

Edhe pak minuta na ndajnë nga ndeshja ndoshta më e rëndësishme e futbollit që ekipi ynë kombëtar mund të ketë luajtur ndonjëherë. Të gjithë jemi të pregatitur për fitore dhe më pas të shohim flamurin tonë të valëvitet ndër flamujt e tjerë në kampionatin botëror. A do fitojmë dot? A do shkojmë në botëror? Pothuajse të gjithë e ndjejmë se do të fitojmë. Po po kemi besim te djemtë tanë! Dhe besimi tek ata varet nga ndeshjet e kaluara, nga tifozeria e fuqishme dhe mbi të gjitha nga forma e mirë e ekipit. Në fakt besimi ynë te djemtë tanë mbështetet në disa evidenca të qarta. E njëjta ndodh edhe me besimin te Perëndia. Bibla thotë se “besimi është siguria për gjërat që nuk shihen” dhe ne e ushtrojmë besimin tonë shumë shpesh. Por në dallim nga besimi te djemtë kuqezinj, besimi te Perëndia është pakëz më ndryshe. Nëse fillimi i ndjeshjes pas pak castes shkakton ankth tek të gjithë ne sepse nuk e dimë fundin, te Perëndia që e njeh fundin ne gjejmë siguri. “Besimi është siguria për gjërat që nuk shihen” – thotë Bibla dhe unë gjej siguri te Fjala e Perëndisë. I urojmë fitore djemvte tanë kuqezinj! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *