Nëse do të kisha nevojë për…

Dikush ka thënë rreth dy mijë vjet më parë: “Kjo fjalë është e sigurt e denjë për t’u pranuar plotësisht: Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari”.

Nëse informacioni do të kishte qenë nevoja jonë më e madhe, Perëndia do të na kishte dërguar një gjeni universal. 
Nëse teknologjia do të kishte qenë nevoja jonë më e madhe, Perëndia do të na kishte dërguar një shkencëtar. 
Nëse paratë do të kishin qenë nevoja jonë më e madhe, Perëndia do të na kishte dërguar një ekonomist. 
Nëse zbavitja do të kishte qenë nevoja jonë më e madhe, Perëndia do të na kishte dërguar një argëtues.
Por sepse falja është nevoja jonë më e madhe, Perëndia na dërgoi një Shpëtimtar, Jezu Krishtin.

Henri Ford (1863-1947), prodhuesi i njohur e makinave tha dikur: “Unë kontrolloj çdo ofertë, sepse ajo mund të jetë oferta e jetës sime!” Oferta e jetës vjen nga vetë Perëndia. Ai i jep falje dhe jetë të përjetshme të gjithë atyre që besojnë te Jezu Krishti! Dhe e gjitha është falas! Duhet ta konsiderojmë patjetër ofertën unike të Perëndisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *