Nik Wallenda – ekulibristi që habiti Çikagon

Më 2 nëntor, 35-vjeçari Nik Wallenda ka arritur të ecë mbi një litar të tendosur midis dy grataçelave në Çikago pa një rrjetë sigurie apo mbrojtëse tjetër.

Ai së pari eci mbi një litar me një pjerrësi të madhe midis dy ndërtesave në të dyja anët e lumit Çikago.  Pastaj, me sytë të lidhur, ai kaloi midis dy kullave të tjera të qytetit.

Poshtë në shesh, mijëra brohorisnin për Nik Wallendën – ai është një ekulibrist prej shtatë brezash. (www.bbc.com/news/world-us-canada-29875647)

Wallenda më sjell ndër mend historinë e mahnitshme të Çarls Blondinit, një ekulibrist tjetër që u bë i famshëm më 14 shtator 1860, kur ai u bë personi i parë që eci mbi një litar të tendosur i gjatë rreth 400 metra i shtrirë në të dy krahët e ujvarës së Niagarës midis Amerikës dhe Kanadasë. Njerëz nga të dy shtetet kishin ardhur për të parë këtë spektakël unik.

Ai eci në rreth 50 metra lartësi dhe e përshkoi distancën disa herë … çdo herë ndryshe – një herë me një thes plot, një herë tjetër me biçikletë, biles edhe me sytë e lidhur. Një turmë e madhe u mblodh dhe lëvizte me entuziazëm përgjatë dy anëve të lumit.Turma brohoriste ndërsa Blondini ecte me kujdes përgjatë litarit të tendosur. Pastaj në një moment, Blondini papritmas u ndal dhe iu drejtua audiencës së tij: “A besoni ju që unë mund të mbaj një person dhe me një karrocë dore ta transportoj nga ana tjetër?”. Turma bërtiti me entuziazëm, “Po! Ti je ekulibristi më i madh në botë. Ne të besojmë!”. “Mirë, – tha Blondini, – Kush dëshiron të hypë në karrocë?” Dëshmitarët tregojnë se askush nuk pati guxim.

Kjo histori unike ilustron se çfarë është në të vërtetë besimi: njerëzit thanë se besonin. Por … veprat e tyre provuan se ata me të vërtetë nuk besonin. Eshtë diçka të thuash se besoj por është diçka tjetër ta lësh veten të dorëzohesh në krahët e përjetshëm të Perëndisë me anë të Jezu Krishtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *