Nise ditën me lutje

“Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut.” Marku 1:35

Këtë mëngjes, kur u zgjova, gishtat e mi shtypën tasta e telefonit. Ç’kishin postuar miqtë në rrjetet sociale që mbrëmjen e shkuar, pasi kasha rënë të flija? Më tej pashë e-mailin. A më kish shkruar kush? Pastaj, kontrollova lajmet nëpër faqet online të gazetave. Ç’kish ndodhur në botë ndërkohë që unë flija?

Bibla ime ishte aty, përbri kompjuterit. Dikuj sikur thërriste.

Ja, vetëm një sy të shpejtë botës online, mendova.

E pastaj, mendova sërish: Me kë është më mirë të fillosh ditën tënde?

Ky mendim ndaloi tek unë. Jezusi, Shpëtimtari I kësaj bote, donte të kalonte kohë me mua, të më jepte si dhuratë të Tijën, perspektivën e Tij për këtë ditë të re, për çështjet me të cilat u përballa kur hapa kompjuterin.

Nga eksperiencat e kaluara e dija që sapo të kontrolloja mesazhet, e-mailet, truri im do të pushtohej me problem që kërkonin zgjidhje, pyetje që kërkonin pëgjigje, mijëra gjëra që do të çonin zemrën time në mijëra drejtime. Pas kësaj, edhe nëse do të kujtohesha të kaloja kohën time personale me Perëndinë, do të shkoja aty me një mëndje e zemër jot ë qetë.

Shkrimi është plot me ftesa për ti ofruar Zotit frytet e para të fitimeve tona, e unë po mësoj sa gjë e mënçur është ti jap Atij ‘frytet e para të kohës sime gjithashtu.

Sado e vështirë të të duket, nesër në mëngjes kalo kohë me Jezusin përpara se të shohësh celularin, rrjetet sociale, postën elektronike, televizorin apo radion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *