Një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur.

Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell; një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur. Predikuesi 3,1-2

Midis këtyre dy pikave të skajshme ka një aktivitet dhe përvojë të bollshme. Ajo që shtrihet përtej tyre, ishte faktor i panjohur për shkruesin e librit. Vetëm Perëndia i përjetshëm e dinte këtë mister, dhe më vonë Ai shfaqi në Bibël aq sa ishte e dobishme për njeriun.

Gjatë periudhës së kufizuar të jetës sonë gëzimi dhe hidhërimi, lumturia dhe vuajtja, shqetësimet, puna dhe pushimi kanë të gjitha vendin e tyre. Shqetësimi duket se është pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Njëri prej librave më të vjetër në Bibël përmban këtë varg: «Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime» (Jobi 14,1).

Përmbajtja e jetës së njeriut midis lindjes dhe vdekjes përcaktohet shumë nga marrëdhënia e tij me Perëndinë, Krijuesin e tij. Kjo marrëdhënie është e prishur qysh në fillim, dhe faktori shkak­tar i kësaj është mëkati. Sa veta kanë fshirë nga mendja çfarëdo mendimi për Perëndinë. Ata pohojnë madje se për njeriun nuk ka vend në përjetësi. Sa mashtrim vdekjeprurës!

Një koncept i tillë është gjithashtu vdekjeprurës për shkak se kohëzgjatja e jetës sonë është periudha e vetme e caktuar nga Perëndia për t’u pajtuar me Atë. «Ja, pra, tani është koha e pëlqyer; ja, pra, tani është dita e shpëtimit» (2 Korintasve 6,2). Nuk do të ketë kurrë një kohë tjetër kur një Njeri i drejtë do të vdesë për njerëzit e paperëndishëm. Krishti bëri pikërisht këtë. Vepra është kryer dhe nuk ka nevojë të përsëritet më kurrë. Por ne duhet të sigurohemi që të përvetësojmë vdekjen e Tij flijuese për ne duke rrëfyer mëkatet tona dhe duke e pranuar Atë si Shpëtimtar. «Ik shpejt për të shpëtuar jetën tënde! …Që të mos vdesësh» (Zanafilla 19,17).phone_androidAndroid appphone_iphoneiOS appMAY 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *