Nuk ka asnjeri të drej­të, as edhe një





Nuk ka dallim: sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë. Romakëve 3,22-23

Kjo është shpallje e Perëndisë së gjithëfuqi­shëm, i cili është i shenjtë dhe i drejtë. Ndoshta kjo të fyen ty, pasi ti kujton se nuk je njeri aq i keq, siç të përshkruan Bibla. Ti nuk gënjen a mashtron, nuk fyen askënd, i paguan taksat me ndershmëri dhe bën shumë të mira.

Kjo mund të mjaftojë që shumica e shokëve dhe e shoqeve të të bëjë anëtar të respektuar të shoqërisë. Por Perëndia ka një kriter krejtë­sisht të ndryshëm. Ai përshkon zemrat tona dhe nxjerr përfundimin: «Nuk ka asnjeri të drej­të, as edhe një. Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë. Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një» (Romakëve 3,10-12). Këto janë fjalë serioze. Po të jemi të përgatitur për ta shqyrtuar për një çast kuptimin e tyre të thellë, do të fillojnë të na kujtohen lloj-lloj mëkatesh «të vogla» që i kemi harruar prej kohësh: sjellje e pabindur ndaj prindërve, thënie fjalësh të ndyra në punë, mashtrime, «gënjeshtra pa të keq». Perëndia i quan të gjitha këto «mëkat» – dhe veç një prej tyre mjaf­ton për të na ndarë përjetësisht nga Ai. Kjo do të thotë se ne jemi të humbur dhe kemi nevojë për shpëtim.

Por nuk është e mundur të shpëtojmë vetveten a të tjerët: «Asnjeri nuk mund të shpengojë kurr­sesi vëllanë e tij, as t’i japë Perëndisëçmi­min e shpengimit të tij» (Psalmi 49,7). Ve­tëm Perëndia mund të gjejë rrugëdaljen nga zhyt­ja jonë në një jetë mëkatare. «Sepse, ndërsa ishim akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët» (Romakëve 5,6). Cilido që e dallon se është njeri i paperëndi­shëm në dritën e Fjalës së Perën­disë, mund të mbështetet në këtë të vërtetë. Ai mund ta njohë Zotin Jezu Krisht si Shpëtimtarin e tij vetjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *