Perëndinë nuk mund ta flakim!

I pamendi ka thënë në zemër të vet: «Perëndi nuk ka.»

Psalmi 53,1

Perëndinë nuk mund ta flakim!
Mjeku më këshilloi të ecja në ajër të pastër çdo ditë nga një orë. Kështu, kur po shëtitja një ditë përgjatë shinave të trenit, hasa një divan të vjetër pranë shinave. Ndoshta i zoti nuk kishte pasur më nevojë për të, kështu që e kishte hedhur ndonjë natë. Mund ta marr fare mirë me mend historinë e atij divani. Ndonjë i ri do ta kishte marrë nga ndokush, por tani nuk shkonte më me mobiljet e tjera në shtëpi. Kështu që ç’mund të bëhej me të, veçse të flakej në një mënyrë a një tjetër?

Pikërisht kështu përpiqen të veprojnë shumë veta me Perëndinë. Ata kujtojnë se Ai nuk ka vend në jetën e tyre. Mënyra e tyre e të jetuarit dhe e të menduarit është egoiste dhe e pavarur: vetë ideja e Perëndisë shihet si pengesë, pasi nuk ua lë ndërgjegjen të qetë. Kështu që e harrojnë!

Mjerisht, Perëndia nuk mund të flaket nga jeta jonë siç mund të flaket një mobilje nga shtëpia. Përpara të Gjithëfuqishmit «kombet janë si një pikë ujë në një kovë, konsiderohen si pluhuri i një peshoreje…. Të gjitha kombet janë si një hiç» (Isaia 40,15 & 17). Ndonëse Ai mund të na rrëzonte me frymën e gojës, diçka që do t’ua bëjë armiqve të Tij kur të vijë koha e caktuar, Ai tregon ende durim qoftë edhe ndaj atyre që e përbuzin.

Të lutemi të mos kujtosh se mund ta lësh Perëndinë krejtësisht jashtë jetës sate! Një gjë e tillë do të ishte gabimi dhe marrëzia më e madhe e jetës sate. Në qoftë se përpiqesh të veprosh kështu, atëherë Ai nuk do të të përkasë ty kur të vdesësh; kjo do të kishte pasoja vdekjeprurëse për përjetësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *