Se mos ndodhet ndonjë … profan, si Esau

Se mos ndodhet ndonjë … profan, si Esau, i cili … kur … deshi të trashëgojë bekimin, iu kun¬dër¬shtua, ndonëse e kërkoi me lot, se¬pse nuk gjeti vend pendimi. Hebrenjve 12,6-7

Historia e Esaut, vëllai binjak i patriark Jakobit, na mëson se sa tragjike është kur dikush nuk pendohet sinqerisht para Perëndisë për më­katet e veta të shkuara, kur ka ndier keq­ardhje për to. Esau e kishte përbuzur privi­legjin e parëbirnisë që i kishte dhënë Perëndia, duke ia shitur atë të vëllait për një supë thjerrëzash. Kur pastaj Jakobi e mashtroi përsa i përkiste bekimit që lidhej me parë­birninë, ai vajtoi për humbjen e tij, pa u menduar se e kishte shkak­tuar vetë duke e shitur atë. Veprimi i Jakobit ishte i lig, për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi, dhe Perëndia e ndëshkoi për këtë. Megjithatë, Esau quhet «profan», pasi nuk u pendua kurrë gjatë gjithë jetës.

Keqardhja ka të bëjë me veprën e ligë dhe me pasojat e saj. «Ah, sikur të mos …» janë fjalë që dëgjohen shpesh. Pendimi shkon më tutje: në thelb të çështjes. Ai sjell një rrëfim të mëkatit dhe të fajit përpara Perëndisë.

Esau e kërkoi me dëshirë besimin mes lotësh, por nuk gjeti kurrë vend për pendim. Këtë e vërejmë te Zanafilla 27,34-36. Ai vetëm sa vajton për humbjen e vet dhe nuk përmend kurrkund asnjë fjalë për fyerjen që i kishte shkaktuar sjellja e tij Perëndisë. Ç’dallim nga shëmbëlltyra e mirënjohur e djalit plëngprishës te Luka 15! Ai u kthye tek i ati duke rrëfyer: «Mëkatova kundër qiellit dhe para teje» (Luka 15,21). Ai nuk u ankua për humbjen e pasurisë a për nderimin e tij të mëparshëm. Ai rrëfeu mëkatin e tij. Sa veta i ngjajnë Esaut, meqe­nëse përpiqen të fitojnë parajsën pa u penduar. Por Perëndia kërkon një kthim të duhur në besim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *