Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos u bëni zemërgurë.

Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos u bëni zemërgurë. Hebrenjve 4,7

«Koha është malli më i çmuar që kemi; po bëhet gjithmonë e më e pamjaftueshme» është një thënie, vërtetësinë e së cilës duhet ta pra­noj­­më. Pavarësisht nga koha e lirë që gëzojmë, duket sikur të gjithë kemi gjithmonë e më pak kohë. Ndoshta në të ardhmen mirëqenia jonë nuk do të matet vetëm me pasuritë tona, por edhe me sasinë e kohës që kemi në dispo­zicion. Dëshiroj­më të bëjmë shumë gjëra, por koha që mbetet pas kryerjes së punëve të përditshme, nuk mjafton për to. Edhe diçka tjetër: me kalimin e moshës koha që kemi në dispozicion, pakësohet edhe më shumë.

Perëndia na flet. Ka mijëra gjëra që nuk na lënë të vëmë re se Ai na flet. Të mos harrojmë se sa më shumë që moshohemi, aq më e paepshme na bëhet mënyra e të menduarit. Pasoja e hidhur e kësaj është se ne ngurtë­sojmë pastaj zemrat.

A nuk është shenjë e hirit të Perëndisë që zëri i Tij mund të dëgjohet ende? Ai mund t’i para­shtro­jë secilit prej nesh kërkesa të drejta, por Ai synon të fitojë dashurinë tonë. Pikërisht kjo është e veçanta e Perëndisë tonë: Ai intere­sohet për ne dhe dëshiron të hyjë në një marrë­dhënie të ngu­sh­të me ne. Kjo vetëm sa mund të na e pasu­rojë në mënyrë të pabe­suesh­me jetën. Sa kohë i kushtojmë Perën­disë? Sa shpesh men­­doj­më për Atë gjatë ditës? Sa mi­nu­ta në ditë ia kushtojmë Atij për të dëgjuar se çfarë ka për të na thënë nëpërmjet Biblës?

Duke pasur parasysh të gjitha këto, ndodhemi para dy mundësish: mund t’ia hapim zemrën Perën­disë ose mund të vazhdojmë të mos interesohemi për Atë. Pikërisht kjo e fundit është «zemërgurësia» për të cilën na para­lajmëron vargu i sotëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *