Synimi i jetës

…jo të gjitha historitë e Ungjillit sipas Lukës rreth temës së vdekjes janë njësoj të gëzuara. Në kohën e tij, ashtu si në tonën, kishte shumë njerëz që refuzonin të mendonin për vdekjen apo të përgatiteshin për të. Ashtu si struci, ata fusnin kokën e tyre në rërën e punëve apo të jetës familjare dhe përpiqeshin të harronin se vdekja po vinte. Duke bërë diçka të tillë i hiqnin jetës domethënien e saj më të madhe. Jeta është krijuar për të qënë një udhëtim drejt një synimi. Të lësh pas dore atë synim, të përpiqesh të largosh nga mendja tërë mendimet e destinacionit të jetës, mund t’u duket mendjecekëve një recetë e mirë për të shijuar jetën për aq sa zgjat. Por në fakt kjo e shpërfytyron udhëtimin e jetës në një ecejakje të pakuptimë dhe të kotë, dhe e mbush përjetësinë që pason me fatkeqësi.
                                         Nga libri Dritare në Parajsë i Prof. David Gooding

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *