Të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë

Pas këtyre gjërave, Jozefi nga Arimatea, që ishte dishepull i Jezusit, por fshehtas nga druajtja e judenjve, i kërkoi Pilatit që mund ta merrte trupin e Jezusit; dhe Pilati i dha leje. Atëherë ai erdhi dhe e mori trupin e Je¬zusit. Por erdhi dhe Nikodemi, i cili më për¬para kishte vajtur te Jezusi natën, duke sje¬llë një përzierje prej mirre dhe aloe, prej rreth njëqind librash. Ata, pra, e morën tru¬pin e Jezusit dhe e mbështollën në pëlhura liri me erëra të këndëshme, sipas zakonit të varrimit që ndiqnin judenjtë. Por në atë vend ku ai u kryqëzua ishte një kopsht, dhe në kopsht një varr i ri, në të cilën ende nuk ish¬te vënë askush. Aty, pra, për shkak të Përga¬titjes së Judenjve, e vunë Jezusin. Gjoni 19,38-42

Zakoni i kohës kërkonte që trupat e të kryqë­zuarve të hidheshin në një gropë bashkërisht. Megjithatë, Perëndia e ruajti trupin e shenjtë të Birit të Tij. Ai kishte përgatitur një burrë, i cili, si pasojë e pozitës së lartë, ish­te në gjendje t’i drej­tohej Pilatit dhe t’i kërkonte leje për ta zbritur trupin e Jezusit. U përfshi edhe Nikodemi.

Këta dy burra, që më parë nuk kishin parë kura­jon ta mbronin Jezusin, dolën haptas, si të themi. Perëndia i përdori ata për të përmbushur qëlli­min e Tij me Birin. Njerëz që ishin të pasur dhe të respektuar (shih Isaia 53,9), e zbritën tru­pin e Jezusit nga kryqi dhe e vunë në një varr që nuk ishte përdorur kurrë.

Perëndia përdor njerëz dhe kushte për qëllimet e Veta. Ai e bën këtë edhe për fëmijët e Vet: «Të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë» (Romakëve 8,28). Kështu, ata mund t’ia lënë gjithçka Atij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *