Të gjithë kemi diçka të përbashkët

Këtë javë vdiq ikona e popit George Michael në moshën 53 vjeç; gjithashtu vdiq edhe aktorja e Star Wars Carrie Fisher 60 vjeçe – të panjohur apo të famshëm të gjithë kemi diçka të përbashkët – vdekjen. Koha jonë në tokë është e shkurtër. Bibla thotë se është si avull. Pas kësaj secili prej nesh do të qëndrojë përpara Perëndisë së plotfuqishëm për të dhënë llogari. Vendimi që do të përcaktojë se ku do ta kalojmë përjetësinë varet nëse ne kemi besuar te Jezu Krishti, duke e pranuar Atë si Shpëtimtarin dhe Zotin tonë. Nuk ka përjashtime. Jezusi tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet Meje” (Gjoni 14: 6). Unë shpresoj që secili nga këta njerëz të famshëm ta ketë marrë vendimin më të rëndësishëm në jetë përpara se të linin tokën për të shkuar në përjetësi. Po ti? Nëse nuk ke vendosur sot për Krishtin, çfarë pret? Mos vono! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *