Te njohin ty

Tani ata kanë njohur se të gjitha gjërat që ti më ke dhënë, vijnë prej teje, sepse ua kam dhënë atyre fjalët që ti më ke dhënë mua; dhe ata i kanë pranuar dhe kanë njohur se me të vërtetë unë dola nga ti, dhe kanë besuar se ti më ke dërguar. Gjoni 17,7-8

Ndonëse dishepujt mund të mos kishin kuptuar gjithçka që u kishte mësuar Jezusi, atyre iu mbush zemra me gëzim për aq sa kishin kapur.

Njohuritë e tyre për Vetë Atë, për Personin dhe për thëniet e Tij ishin të çmueshme për Të, ndërkohë që kombi i Tij çifut e kundërshtoi tërësisht dëshminë e Tij. Pjetri ishte shprehur kështu njëherë: «Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme. Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë» (Gjoni 6,68-69). Për Zotin ishte me rëndësi që dishepujt i pranuan fjalët e Tij dhe kjo gjeti vend te lutja e Tij drejtuar Atit.

Tani në tokë kishte njerëz që besonin se Ai kishte ardhur nga Ati dhe se fjalët që kishte thënë, ia kishte dhënë Ati: kjo ishte vendimtare për ma­rrëdhënien e tyre me Perëndinë.

Sa ndryshonte kjo nga të gjithë të tjerët, të cilët nuk donin të pranonin as Vetë Jezusin, as fjalët e Tij!

E gëzofshim zemrën e Zotit duke i pranuar fjalët e Tij dhe duke i mbajtur ato në zemër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *