Të të njohin ty

Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar. Unë të kam përlëv-duar mbi tokë; unë e kam kryer veprën që më ke dhënë të bëj. Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota.

Gjoni 17,3-5

Mendime rreth Ungjillit të Gjonit (168)
Jeta e përjetshme është pasojë e veprës pajtue­se të Shpëtimtarit te kryqi. Ta njohësh Perën­dinë e vetëm të vërtetë dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin, të cilin e dërgoi Ai – kjo është jeta e për­jetshme. Duke hyrë në një marrëdhënie për­bashkësie me Perëndinë Atë dhe Bir, shpirti i shpenguar zotë­ron jetë të përjetshme. Kështu Ati përlëv­dohet, pasi është Biri Ai që i sjell ata që ia ka dhënë Ati, në këtë marrëdhënie.

Te vargu 5 Zoti flet përsëri për përlëvdimin. Këtu Ai ia kërkon atë Atit. Ky është një aspekt tjetër përlëvdimi nga ai te Gjoni 13,31. Atje fjala është për përlëvdimin e Zotit si pasojë e përuljes së Tij te kryqi. Kurse këtu Ai kërkon të përlëvdohet me lavdinë që kishte nga qielli si Biri: lavdinë që kishte lënë në mënyrë që të vinte në këtë botë dhe të kryente veprën e shpëtimit. Letra drejtuar Hebrenjve bën fjalë për Krishtin si «shkëlqimi i lavdisë së tij» (1,3) dhe na thotë se tani Ai është «kurorëzuar me lavdi dhe me nder» (2,9), pasi përjetoi vdekjen për të gjithë. Kështu shohim se si Perëndi Ati e vlerësoi dhe e shpërbleu Personin dhe veprën e Birit të Tij të dashur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *