Teknologjia po transformon jetën familjare

Me smartphone, laptopët, ipad dhe të gjithë risitë e tjera teknologjike, edhe komunikimi brenda familjes ka ndryshuar në mënyrë drastike. 

Një prej kompanive më të njohura në botë të teknologjisë së lartë, japonezja “Toshiba”, realizoi një studim mbi dhjetëra mijëra klientë, duke arritur në përfundimin se në vendet e zhvilluara dërgohen mesatarisht me mijëra mesazhe dhe qindra emaile drejt bashkëshortit apo familjarëve, në harkun kohor të një viti.

Kështu, me jetën moderne që ka një intensitet të shtuar në jetën e individëve dhe me distancat që janë bërë diçka e zakonshme në jetën e një familje, mesatarisht dërgojmë 1 768 sms në vit, drejt personave të dashur.

Këtyre sms i shtohen 468 mesazhe në “Facebook”, 520 emaile dhe 68 orë të kaluara në telefon.
 (TCH) www.top-channel.tv/artikull.php?id=258605

Për të komunikuar në distancë ne të gjithë kemi nevojë për një mjet lidhës. Dhe sa e mrekullueshme është kur shohim se për të folur me njerëzit, Perëndia zbriti vet dhe na tregoi dashurinë e Tij me anë të Jezusit. Ai jo vetëm transformon jetën tonë personale, por edhe atë familjare, duke i dhënë asaj një kuptim! Më shumë se teknologjia!  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *