Veprim i guximshëm i Filip Skofildit?! Nuk më duket…

Filip Skofildi (Philip Schofield) po përballet me duartrokitjet e Britanisë së Madhe, dhe shumë komentues po e lavdërojnë prezantuesin e ITV sepse nuk po “jeton më një gënjeshtër”.

Shumë e quajtën atë të guximshëm, por termi “i guximshëm” më duket vetëm një përpjekje për të nënkuptuar viktimizimin e tij, prandaj le ta lëmë Filipin të shijojë fuqinë kulturore që i sjell ai status.

Në realitet, një veprim i guximshëm do të ishte të vazhdonte të rrinte me gruan, së cilës 27 vjet më parë ai iu betua se do ta dashuronte dhe do t’i shërbente gjatë gjithë jetës së tij, pavarësisht nga ndjenjat apo tërheqjet e ndryshme që do të kishte në jetë.

Nëse burrit apo gruas, ngadalë ose papritmas, i duket se partneri i tyre nuk është më tërheqës dhe fillon të ndihet i tërhequr nga të tjerë, sa prej nesh do ta konsideronin braktisjen e partnerit një veprim prej guximtari? Sa prej nesh do ta konsideronin një veprim prej guximtari të hedhësh mbi fëmijët një barrë të tillë?

Shumë pak prej nesh! Por për shkak se ai e deklaroi veten si homoseksual, papritmas në mendjen moderne objektivat zhvendosen, dhe i gjithë sensi i arsyes humbet në butësinë e emocionit që shkakton.

Duket sikur prirjet dhe tërheqjet seksuale ndaj një personi tjetër që nuk është bashkëshorti/ja yt/jote, duket se befas po kremtohen. Kjo është një kujtesë e ndryshimit shoqëror të mënyrës se si ne e kuptojmë martesën. Ndërsa në të kaluarën martesa kryesisht njihej si një lidhje e një burri dhe një gruaje që zgjaste gjatë gjithë jetës, pavarësisht nga rrjedha e ndjenjave të tyre, në ditët e sotme ndjenja e përmbushjes dhe e kënaqësisë së njërës palë zakonisht mbizotëron mbi vendimin nëse do të vazhdojmë të rrimë së bashku apo jo.

Ne të gjithë e dimë se njerëzit mund ta gjejnë veten e tyre në martesa ku vuajtja është aq e madhe, sa të jetosh veças është opsioni i vetëm, por kultura e divorcit dhe pritjet jorealiste të lumturisë që martesa duhet të sjellë, së bashku me një fiksim te përmbushja dhe toleranca seksuale, ka shkaktuar shumë probleme në shumë familje, dhe për më tepër në jetët e shumë fëmijëve.

Sipas meje ekziston në një farë grade Sindroma e Stokholmit, me masa të papara njerëzish që lavdërojnë “çlirimin” dhe “përparimin” e revolucionit seksual dhe pastaj pyesin veten pse ndodh që bashkëshorti i tyre po shkon me një tjetër, apo pse nuk ka më burra që dëshirojnë të martohet kur ka kaq tolerancë seksuale, apo pse varësia nga pornografia e lë përdoruesin gjithnjë e më shumë bosh, apo për traumat e fëmijërisë të shkaktuara nga një familje e ndarë që çojnë të rimendojmë vlerën e divorcit.

Filip Skofildi nuk do të kishte jetuar një gënjeshtër nëse ai do të vazhdonte martesën e tij, megjithë mungesën e ndjenjave. Çfarë lloj vuajtje që ai do të duronte do të ishin dëshmi e së vërtetës së fjalës së dhënë kur ai bëri premtimet në ditën e tij të dasmës.

Viktimësia e Skofildit është e vërtetë sepse ai mashtrohet kur beson se dashuria varet kryesisht nga ndjenjat, dhe kjo do ta bënte dashurinë thjesht një ndjenjë.

Gjithësesi, dashuria është më se e vërtetë kur funksionon dhe vuan për të mirën e të tjerëve, duke i ngritur nevojat e tjetrit mbi ato të sajat. Dhe do të ishte mirë t’i ktheheshim këtij përkufizimi.

Përshtatur nga https://gript.ie/brave-philip-schofields-decision-anything-but/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *