Vlera ime

A i keni ngarkuar ndonjëherë të gjitha plackat dhe mobiljet për të lëvizur në një shtëpi të re? A e di se cila është shprehja në raste të tilla? “As vet nuk e paskam ditur se sa plaçka kam!”

Shumica prej nesh gjatë jetës ka mbledhur shumë gjëra dhe ato mund të bëhen një problem i vërtetë për jetën tonë. Shumë herë duket sikur gjërat na e lehtësojnë jetën, por përvoja tregon të kundërtën. A ke hapur ndonjëherë dollapin e rrobave për të nxjerrë ato që nuk i përdor prej vitesh dhe përsëri nuk të ka bërë zemra të hedhësh ndonjë gjë? Kjo ndodh sepse ne jemi shumë të lidhur me to.

E megjithatë lidhja e vërtetë tregohet në momentet e vështira. Në rast rreziku, zjarri a tërmeti asnjeri prej nesh që e konsideron veten e tij të zgjuar, nuk do humbi kohë për të kërkuar në dollap se cila nga rrobat ia vlen për t’u marrë me vete. Asnjë gjë nuk është e çmuar para vlerës së jetës. Këtë gjë nënkuptonte edhe Jezusi kur tha: “Ç’dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?” (Marku 8:36). Jezusi e di vlerën e shpirtit tënd dhe dëshiron që edhe ti të mendosh për të. Sa vlej unë? Cila është vlera ime? Dhe ne dëgjojmë zërin hyjnor që thotë: “Ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar, dhe Unë të dua!”(Isaia 43:43).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *