Zbulohet rrotulli më i lashtë i plotë i Ligjit të Moisiut

Në shkurt të 2013 në Bibliotekën universitare të Bolonjës në Itali u zbulua rrotulli më i lashtë i plotë i Pentateukut – pesë librave të parë të Dhiatës së Vjetër. Rrotulli ishte klasifikuar nga librari hebre Leonello Modona në katalogun e 1889 si një dorëshkrim i shekullit XVII dhe prandaj më pas askush nuk kishte kushtuar vëmendje. Profesor Mauro Perani që kishte si detyrë të riorganizonte katalogun e dorëshkrimeve hebraike, zbuloi dorëshkrimin që daton rreth 1155 dhe 1225. Këtë datë e konfirmon edhe prova me karbon 14 e bërë nga universiteti i Salentos dhe Universiteti i Ilinoit, SHBA.

bologna.repubblica.it/cro…ws/rotolo_torah-59830882/

Ky zbulim nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon autenticitetin e Biblës, Fjalës së Perëndisë dhe na siguron edhe njëherë se ajo nuk është ndryshuar përgjatë shekujve por na është transmetuar ashtu si është shkruar nga profetët. Perëndia që Frymëzoi Biblën është Ai që e ruan atë. Jezusi tha: Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia do të mbesin përjetë. (Luka 21:33) A je ti pjesë e kësaj përjetësie?

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *