Zgjedhja ime

Sot është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët. Vendosen fatet politike të Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Kishte shumë njerëz që po votonin kur vajta unë. Të gjithë të qetë dhe pa shumë fjalë. Në fakt gjithçka është shumë mbresëlënëse. Kur shkova unë përballë komisionit zgjedhor të njësisë time, njëri të pyeste për emrin e plotë, një tjetër të kontrollonte kartën e identitetit dhe përsëri një tjetër nëse e kishe emrin në listë. Gjithçka për të verifikuar nëse ishe vet personi dhe nëse ke të drejtë të votosh. Dhe e gjitha që unë të zgjedh dikë për katër vitet e ardhshme. 

Po mendoja për atë që do të jetë zgjedhja ime e perjetshme, kur unë të paraqitem te Perëndia jo që të zgjedh po që të zgjidhem. Pas verifikimit të të dhënave të mia personale dhe emrit në listën e gjithë qënieve njerëzore, Perëndia do të më pyes nëse unë një njeri plot mëkate e meritoj të futem në Qiell dhe të rri tërë përjetësinë me Perëndinë e shenjtë.  Përgjigjja ime patjetër që do të jetë Jo! Në fakt asnjeri nuk e meriton të shkojë në Qiell, sepse të gjithë jemi mëkatarë! Por nga ana tjetër Perëndia e ka dërguar zgjedhjen e vet me: Jezusi erdhi dhe vdiq në kryq në vendin tim… edhe tëndin! Po po, Ai pagoi ndëshkimin për mëkatet tona. I drejti vdiq për të padrejtët për të na çuar te Perëndia! Prandaj kur Perëndia do të më pyesë nëse unë e meritoj që kështu siç jam, një njeri mëkatar, të futem në Qiell, përgjigjja ime do të jetë: Jo! Nuk e meritoj, por Jezusi ka paguar për mëkatet e mia dhe më ka siguruar një vend në Qiell! Jezusi është zgjedhja ime! Po e jotja? 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *