“…ne Te ju jeni bere te plote”

    Ne kundershtim me opinion publik, nuk ka shkalle pershtatjeje per qiellin. Nje person ose eshte apsolutisht I pershtatshem ose nuk eshte aspak I pershtatshem. Kjo eshte ne kundershtim me nocionin e zakonshem se ne maje te hirarkise se Perendise ka njerez te mire, te ndershem, ne fund jane hajdudet dhe gangsteret dhe ne mes jane ata me shkalle te ndryshme te pershtatjes per ne qiell. Ky eshte nje gabim shume  I madh. Ne ose jemi te pershtatshem ose nuk jemi. Nuk ka dick ate mesme.

     Ne fakt asnje prej nesh nuk eshte I pershtatshem ne vetvete. Ne jemi te gjithe mekatare fajtore, qe meritojme ndeshkim te perjetshem. Ne kemi mekatuar te gjithe dhe jemi te privuar nga Lavdia e Perendise. Ne te gjithe endeshim si delet dhe ndiqnim rruent tone . Ne jemi te gjithe te papaster dhe te gjithe veprat tone te mira jane si lecka te ndotura.

    Jo vetem qe jemi krejtesisht te papershtatshem per qiellin, por nuk ka asgje qe ne mund te bejme nga vetevetja qe te na beje te pershtatshem. Vendimet tona me te mira dhe veprimet tona me te shkelqyera nuk sherbejne qe te largojne mekatet tona ose qe te na sigurojne drejtesine e kerkuar nga Perendia, Por lajmi I mire eshte se dashuria e Perendise siguron ate qe kerkon drejtesia e Tij dhe kete Ai e siguron si nje dhurate falas “Eshte dhurata e Perendise, jo nga veprat qe te mos mburret askush” (Efe. 2:8,9).

    Pershtatshmeria ne qiell gjendet ne Krishtin. Sa here qe nje mekatare lind perseri, ai pranon Krishtin. Perendia nuk e sheh me ate si nje mekatare ne mish. Ai e sheh ate ne Krishtin dhe e pranon mbi kete baze, Perendia ka bere Krishtin qe te jete mekat per ne, Ai qe nuk njihte mekat, qe ne te behemi drejtesia e Perendise ne Te (shih 2 Korintasve 5:21).

    Pra, po ta permbledhim eshte kjo. Ose e kemi Krishtin ose nuk e kemi. Nese e kemi Krishtin ne jemi te pershtatshem per ne qiell pasi Perendia mund te na beje. Pershtatshmeria e Krishit behet e jona. Ne jemi po aq te denje sa Ai, serpse ne jemi ne Te.

   Nga ana tjeter, nese nuk e kemi Krishtin, jemi aq te humbur sa ska ku te veje.Te jesh pa ate eshte pamjaftueshmeri fatale. Asgje tjeter nuk mund ta zevendesoje kete mungese kritike.

   Duhet te jete e qarte atehere, se asnje besimtare nuk eshte me I pershtatshem per ne qiell, sesa nje besimtar tjeter. Te gjithe besimtaret kane te njejten te drejte per lavdi. Kjo e drejte eshte Krishti. Asnje besimtar nuk ka me shume nga Krishti sesa nje tejter. Prandaj, asnje nuk eshte me I pershtatshem per ne qiell se nje tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *